Ahmeti: Fjalimet e opozitës, të dobëta

03 shkurt 2020 | 16:27

Ish-kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Shpend Ahmeti, i ka vlerësuar si të dobëta fjalimet e opozitës në Kuvendin e Kosovës, ku është duke u diskutuar për programin qeverisës të kryeministrit në ardhje, Albin Kurti.

Ahmeti ka thënë se Kosova ka nevojë për opozitë përmbajtjesore.

“Fjalime të dobëta opozitare përveç atyre ku u vë në pikëpyetje mundësia buxhetore e programit qeverisës. Tjerat po duken inate dhe siklet. Ka nevojë për opozitë përmbajtjesore”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Telekomi i Kosovës, dikur kompania më profitabile në vend, që…