Ahmeti i përgjigjet Zaevit: Nuk bëhesh kryeministër as me 46 deputetë

04 gusht 2020 | 21:18

Pasi që lideri i LSDM-së, deklaroi se nuk mund të bëhesh kryeministër me 15 deputet, duke aluduar në kërkesën e BDI-së për kryeministër, lideri i BDI-së Ali Ahmeti në një deklaratë ekskluzive për gazetën “KOHA”, deklaroi se kryeministër nuk mund të bëhet askush as me 15, por as me 46.

“As me 46 deputet, prapë nuk bëhet kryeministri. Në këtë situatë të gjitha palëve u duhet qetësi, urtësi dhe të mendojnë për interesa të larta të shtetit. Unë një mund të them se BDI është faktor stabiliteti në vend. Ne me kujdes i analizojmë situatat, nuk do ngutemi. Çdo veprim që do e bëjmë, do e bëjmë në dobi dhe interes të shtetit, të paqes, stabilitetit dhe të çuarjes përpara të proceseve madhore, siç është Marrëveshja e Ohrit Marrëveshja e Prespës, Marrëveshja për fqinjësi të mirë, Ligji për implementimin e gjuhës të zbatohet në germë dhe frymë, si dhe vetingu, lufta kundër krimit dhe korrupsionit. Por në asnjë mënyrë ti shmangemi Vetingut. Të gjithë do të jenë në partneritet me ne në dakordimin e këtyre pikave. Duke përfshirë këtu edhe kryeministrin”, deklaroi ekskluzivisht për “KOHA”, Ali Ahmeti lider i BDI-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
UEFA do të aplikojë që me rikthimin e Kupave të…