Ahmeti komenton marrëveshjen ‘sekrete’ të Thaçit me NATO-n

27 shkurt 2020 | 12:20

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar marrëveshjen “sekrete” të presidentit Hashim Thaçi, të publikuar të mërkurën nga kryeministri aktual Albin Kurti.

Ahmeti ka thënë se nuk duhet që të vihet në pikëpyetje bashkëpunimi i Kosovës me NATO-n.

Sipas tij, komunikimi i publikuar nga Kurti nuk hyn në kuadrin e marrëveshjeve ndërkombëtare, por më shumë mund të konsiderohet si zotim i Thaçit dhënë sekretarit të përgjithshëm të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

“Nuk po i përcjelli, më shumë jam i përkushtuar të merrem me projektet e komunës se sa të merrem me marrëveshje të vitit 2013, letërkëmbime apo jo. Besoj që të gjitha partitë politike kanë potencuar se bashkëpunimi jonë me NATO-n nuk vihet në pikëpyetje”.

“Kushtetuta thotë se çfarëdo marrëveshje ndërkombëtare duhet të ratifikohet, andaj kjo nuk është marrëveshje ndërkombëtare më shumë e kisha konsideruar si zotim. Ka tema tjera që do të mund të gjejnë gjëra për veprimet e Thaçit se sa kjo”, ka thënë Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paige Spiranac, e etiketuar si Kurnikova e golfit ishte e…