Ahmeti: Komuna nuk e ndal as nuk e lëshon rrymën

23 nëntor 2020 | 21:18

Lagjja Bregu i Diellit, një pjesë e Velanisë dhe Matit 1 sërish sot kanë mbetur pa energji elektrike. Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se kabllot e KOSTT që furnizojnë trafot e KEDS janë djegur.

Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se Komuna as nuk e ndal as nuk e lëshon rrymën. Sipas tij në bisedën e fundit që ka pasur me KEDS-in i premtuan se rregullohet brenda dy orësh.

Postimi i plotë i Ahmetit:

Edhe njëherë kabllot e KOSTT që furnizojnë trafot e KEDS janë djegur. Këto janë asete të KOSTT. Shpesh këto po shkaktojnë drejtime gishtash te njëri tjetri. Sot disa herë na lajmëruan që KEDS po asiston KOSTT për ti rregulluar. Në bisedën e fundit – premtuan se rregullohet brenda dy orësh.

Ky status është informues. Komuna nuk ndal dhe nuk lëshon rrymë. KOSTT është kompani Publike e nivelit qendror dhe ka përgjegjësinë e përçimit të rrymës prej KEK deri tr KEDS, pra tensionin e lartë. KEDS është kompani private dhe blen rrymë nga KEK dhe importues, dhe pastaj e paguan KOSTT për kalimin e rrymës nëpër rrjetin e tyre deri te trafo. Pastaj na e sjell në shtëpitë tona dhe na e shet. Meqenëse nuk i lajmërohen të gjithë qytetarëve, po mundohemi të ju mbajme të informuar.

Tash është prioritet kthimi rrymës. Presioni im nuk i shpejton inxhinierët. Pas përfundimit të kësaj krize, do të kuptojmë në detaje prishjen dhe do marrim masa që të sigurohemi se situata të tilla nuk ndodhin më.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot është mbajtur Mbledhja Plenare e Sesionit të 66-të Vjetor…