Ahmeti: Kur ka guxim dhe dije rezultatet janë të pashmangshme

25 shtator 2019 | 12:27

Kryetari i PSD-së, njëherësh kryetar i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka renditur disa nga sukseset e tij gjatë qeverisje në kryeqytet.

Përmes një video të publikuar në profili e tij në “Facebook”, ai ka treguar se ka dyfishuar numrin e çerdheve publike dhe ka rivitalizuar kuzhinën qendrore me të cilën ushqejnë të vegjëlit çdo ditë me mbi 4 000 shujta.

Sipas tij, kur ka guxim dhe dije rezultatet janë të pashmangshme.

“Në Prishtinë prej vitit 2013 e kemi dyfishuar numrin e çerdheve publike, duke arritur në 15 tani. Po ashtu kemi rivitalizuar kuzhinën qendrore me të cilën ushqejmë të vegjëlit tanë çdo ditë me mbi 4000 shujta. Ndërsa në mbrëmje po kjo kuzhinë ofron mbi 300 shujta tjera falas për njerëzit në nevojë. Kur ka guxim, dije dhe përkushtim rezultatet janë të pashmangshme”, ka shkruar Ahmeti, i cili në listën për deputet të koalicionit AAK-PSD mban numrin 110.

Investimi në fëmijërinë e hershme | Shpend Ahmeti #110

Në Prishtinë prej vitit 2013 e kemi dyfishuar numrin e çerdheve publike, duke arritur në 15 tani. Poashtu kemi rivitalizuar kuzhinën qendrore me të cilën ushqejmë të vegjëlit tanë çdo ditë me mbi 4000 shujta. Ndërsa në mbrëmje po kjo kuzhinë ofron mbi 300 shujta tjera falas për njerëzit në nevojë.Kur ka GUXIM, DIJE dhe PËRKUSHTIM rezultatet janë të pashmangshme.#119 për 100% shtet.

Gepostet von Shpend Ahmeti am Mittwoch, 25. September 2019

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri i Dukagjinit, Flamur Neziri, ka shfaqur shumë optimizëm për…