Ahmeti: Luan Haradinaj së bashku me vëllezërit e tij dhe mijëra luftëtarë të UÇK-së mbetet simbol i qëndresës

06 maj 2026 | 13:25

Me rastin e përvjetorit të rënies së heroit të kombit Luan Haradinaj, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, sot së bashku me bashkëluftëtarë dhe përfaqësues institucionalë, në Deçan dhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve të Zonës Operative të Dukagjinit në Gllogjan, bënë homazhe në nderim të jetës dhe veprës së tij dhe të të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës.

“Luan Haradinaj, së bashku me vëllezërit e tij dhe mijëra luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mbetet simbol i qëndresës, guximit dhe sakrificës për atdheun. Nderimi për dëshmorët është dhe do të mbetet detyrim i përhershëm moral dhe kombëtar. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Ahmeti në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një video-mesazhi të publikuar…