Ahmeti: Nënshkrimi i protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, ditë e jashtëzakonshme

06 shkurt 2019 | 15:16

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, e ka quajtur vendim të jashtëzakonshëm nënshkrimin e protokollit për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë Veriore në NATO.

Ai ka thënë se ky vendim është i veçantë për qytetarët e këtij shteti, rajonin dhe komunitetin amerikanë dhe evropianë.

“E jashtëzakonshme! Dita e sotme është shumë e veçantë për secilin nga ne, për vendin, për rajonin, por edhe për komunitetin euro-amerikan të vlerave të përbashkëta demokratike, liridashëse dhe solidare. Të jemi krenar që po i jetojmë këto ditë bashkërisht dhe kemi mundësi të japim kontribut në realizimin e synimeve dhe ndërtimin e ardhmërisë. Sot po korrim atë që kemi mbjellë gjatë dekadave pas nesh, bashkë dhe të palëkundur nga qëllimi”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

E jashtëzakontë! Dita e sotme është shumë e veçantë për secilin nga ne, për vendin, për rajonin, por edhe për…

Gepostet von Ali Ahmeti am Mittwoch, 6. Februar 2019

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ka pritur sot…