Ahmeti paralajmëron katërfishim të drunjve tek Fakulteti Filologjik

03 nëntor 2020 | 15:37

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se për shkak të punimeve në parkingun nëntokësor tek Fakulteti Filologjik, drurët kanë arritur t’i zhvendosin me sukses.

Ai iu ka bërë thirrje qytetarëve që të mos i dëmtojnë ata apo të mos parkohen pranë tyre.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se do të katërfishohet numri i drunjve në këtë hapësirë.

Postimi i plotë i Ahmetit:

Tanimë kanë filluar punimet në parkingun nëntokësor te Fakulteti Filologjik.  Jam i lumtur që kemi arrit me i zhvendos drunjtë në afërsi te biblioteka dhe meqenëse janë të zhvendosur kishim lutur qytetarët që mos ti prekin apo të parkohen afër tyre.  Në ndërkohë do të rrisim numrin e drunjve te hapësira e parkingut dhe kështu gati se do të katërfishojmë numrin e drunjve në këtë hapësirë.

Po shfrytëzoj rastin të falenderoj edhe arkitektë nga Kosova e jashtë të cilët para shumë viteve kanë dhënë idenë dhe zgjidhjen për këtë parking.  Në fushatat e kaluara ka qenë Visar Geci i cili gati se me çdo kandidat ka diskutuar dhe ju ka dhënë materialin e përgatitur.

Në bazë të këtij dokumenti, dhe në bazë të PZHU të vitit 2013 sot kemi punën në këtë projekt të madh me mbi 700 vendparkime nëntokësore duke rritur hapësirën e gjelbër, numrin e drunjve dhe duke zgjidhur problemin e numrit të makinave mbi tokë e në trotoare.

Kështu që falënderojmë Wilfried Hackebroich, Kai Vockler, Gëzim Kastrati, Florina Jerliu, Vlora Navakazi dhe Visar Gecin për inicimin dhe punën në zgjidhjen e parkingut nëntokësor.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes e ka publikuar…