Ahmeti për “Darkën e Lamës”: Me karrige të sanës, në masa të pandemisë, me rreth 100 mysafirë

26 tetor 2021 | 13:42

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kritikuar nikoqiren e “Darkës së Lamës”, presidenten Vjosa Osmani për mosrespektimin e masave  kundër Covid-19.

Ahmeti ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se përkundër masave të pandemisë, “Darka e Lamës” është organizuar me rreth 100 mysafirë.

“Me karrige të sanës (kashtës) e sofra në ‘Emerald’, në masa të pandemisë, me rreth 100 mysafirë, në kohën e ngritjes së çmimeve, pak solidarizim me qytetarët me bukë e kripë e… P.S. Lama – vend i rrafshët në fshatrat malor – ‘Emeraldi’. ‘Darka e Lamës’ – falënderim për të mirat bujqësore gjatë vitit dhe solidarizim dhe reciprocitet i fshatarëve për njëri-tjetrin, sikurse ishte edhe pamja mbrëmë”, ka shkruar Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me kërkesë të prokurorit Atdhe Dema dhe të akuzuarës Mimoza…