
Ahmeti për ditëlindje gjobitet nga policia, kjo është arsyeja
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahemti, ka bërë me dije se është gjobitur nga policia me 35 euro për shkak që gjatë festimit të ditëlindjes së tij nuk ka respektuar distancën dhe nuk e bartur maskën.
Po ashtu, ai ka bërë me dije se janë gjobitur me të njëjtën shumë edhe mysafirët që i kishte ftuar për ta festuar ditëlindjen.
“Mbrëmë kam festuar ditëlindjen me familje në një hapësirë private, jo biznes, ku kemi qenë rreth 15 persona prej të cilëve gjysma familjarë (në mes tyre bashkëshortja dhe fëmijët). Ende pa filluar dhe rreth orës 20 (dy orë para orës policore) kanë ardhur tre kerre të policisë dhe dy të AVUK-ut të cilët më kanë thënë se dikush ka lajmëruar dasmë… U çudita se si pa nisur ende një mbledhi familjare në hapësirë private, dikush paska lajmëruar ‘dasmë’. Unë kërkova që të gjobitemi sipas ligjit. Unë dhe mysafirët u dënuam me gjoba për mosmbajtje të distancës dhe maskave. Nga 35 euro. Në këso rrethanash dhe pa hyrë në konspiracione, me sinqeritetin më të madh e falënderojë Policinë e Kosovës dhe AVUK për sjellje profesionale gjatë vizitës. Mua mbledhia private më kushtoi më shtrenjtë, por rregullat vlejnë edhe për kryetarin pa marr parasysh se a pajtohem me masat apo jo. P.S: Kjo ishte mënyrë e mirë me tregu se sot kam ditëlindjen”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”