Ahmeti për vdekjet nga Covidi: A ka fije përgjegjësie nga dikush, së paku të kërkojë falje?
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar në lidhje me situatën me Covid-19 në Kosovë.
Për këtë situatë, Ahmeti ka bërë përgjegjëse partitë politike, të cilat gjatë fushatës elektorale nuk kanë respektuar masat kundër Covidit.
Kur partitë pa përjashtim (bashkë edhe me mjekët brenda partive) injoruan Covidin totalisht në fushatë, arsyetimet ishin banale – thjeshtë thonin se ju duhen takimet me qytetarë që në përkthim i bie ‘na duhen votat’. Akuzat e ndërsjella për këtë temë konsideroheshin debate politike të fushatës. Dje në Kosovë ishin 14 viktima nga Covid në një ditë. Katërmbëdhjetë në një ditë. A ka fije përgjegjësie nga dikush, së paku të kërkojë falje? Si kanë mundësi të flasin për çkado tjetër para se ta bëjnë këtë gjë? Apo t’i numërojmë e rinumërojmë njëherë e mandej merremi me të. Thjeshtë po trajtohet si çështje numrash. Sot 14, nesër sa?”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vetë në “Facebook”.