Ahmeti për vërshimet në Prishtinë: Problemet janë duke u sanuar

21 qershor 18:06

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se janë duke u sanuar të gjitha problemet e shkaktuara si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut të cilat ndodhën para pak orësh në kryeqytet.

 Ai për “Klan Kosova” ka deklaruar se është angazhuar qendra emergjente e thirrjeve për të pranuar telefonata nga qytetarët të cilët janë duke u përballur me problemet si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut.

 Këto probleme me vërshimet, ai i ka arsyetuar se gypat nuk kanë mundur të përballojnë gjithë sasinë madhe të reshurave të mëdha të shiut.  “Për një periudhë shumë të shkurtër ishte një sasi e tepër e ujit. Tani jemi duke sanuar problemet”, ka thënë Ahmeti.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Botërori i Rusisë shoqërohet nga një tjetër skandal seksual, që…