Ahmeti premton se do ta mirëmbajnë si duhet Qendrën e Studentëve

27 mars 2020 | 13:22

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me dije se do të mirëmbahet si duhet Qendra e Studentëve, e cila është shndërruar në karantinë për shkak të parandalimit të koronavirusit.

“Qendra e Studentëve-Konviktet e shndërruar në karantinë, do të mirëmbahet sa herë të ketë nevojë dhe të ketë kërkesë nga Komiteti i emergjencës shëndetësore. Së bashku në luftë kundër pandemisë Ju lutëm #rriNshpi”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mushkëritë janë pre e shumë kimikateve, që shkaktojnë një sërë…