Ahmeti: Prishtina është kapilari kryesor ekonomik, ndërprerja e furnizimit shkakton pasoja të rënda

13 prill 2020 | 13:34

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kërkuar nga niveli qendror të lejojë lëvizjen e punëtorëve për furnizim.

“Kërkesë për nivelin qendror është që të lejohen lëvizjet e punëtorëve për furnizimin vital që janë të komunave tjera e punojnë në Prishtinë si dhe të lejohen punëtorët e Prishtinës që janë në kanalet e furnizimit për komunat tjera. Prishtina është kryeqytet dhe kapilari kryesor ekonomik i Kosovës dhe ndërprerja e plotë shkakton pasoja të rënda ekonomike”, ka thënë Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grua e moshës 39-vjeçare është operuar gjatë ditës së…