Ahmeti: PSD-ja nuk e ka në plan të shkrihet në asnjë parti politike

04 nëntor 2019 | 15:01

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Shpend Ahmeti, ka thënë se ky subjekt politik nuk do të shkrihet në asnjë parti politike, pavarësisht rezultatit në zgjedhjet e 6 tetorit.

Ahmeti ka thënë për “Kosovapress” se PSD-ja do të rishikojë veprimet e saj në dy vitet e fundit për të parë se si të vazhdojnë tutje përpara si subjekt politik në vend.

Sipas Ahmetit, deri tek ky rezultat i zgjedhjeve PSD-ja ka ardhur për shkak të veprimeve që i kanë bërë si parti opozitare në legjislaturën e kaluar të Kuvendit të Kosovës.

Duke mos dashur ta fajësoj askënd, Ahmeti ka thënë se kjo parti për veprimet e veta është ndëshkuar nga qytetari pasi sipas tij ishte krijuar bindja që PSD-ja si parti opozitare nuk ka vepruar mirë.

I pari i PSD-së derisa ka thënë se nuk do jap dorëheqje në këtë situatë të vështirë që ndodhet partia që kryeson ai, ka shprehur gatishmërinë që të lëshojë rrugë në parti me qëllim të ecjes përpara të saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Goal.com” ka mbetur i mahnitur me fanellën e re të…