Ahmeti, qeverisë: Mblidhi ekonomistët, shteti duhet të marrë kredi

01 prill 2020 | 18:19

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se shkaku i pandemisë ekonomia e Kosovës është në rrezik, prandaj, ekonomistët duhet të mblidhen në një vend dhe gjithashtu shteti të merr kredi.
“Edhe qeveria edhe komunat!. Edhe bizneset. Edhe qytetarët duhet të blejnë. Shteti duhet ta mendojë deri ne gjysmen e buxhetit. Duhet të merr kredi”, ka shkruar Ahmeti
Ai përmes një shkrimi në faqen e tij në “Facebook”, ka shkruar se shteti nuk duhet të kursehet në këtë situatë, sipas tij duhet të rritet siguria e ekonomisë së shtetit.
“Nevojitet injektim ekonomik për të stimular kërkesën agregate. Duhet të rritet siguria për të investuar, por edhe shteti nuk bën tani të kursej! Duhet ta bëj të kundërtën e kursimit”, u shpreh Ahmeti.

Ai gjithashtu ka kërkuar që në këtë kohë të gjithë të merren me zhvillimin e ekonomisë së vendit në kohë pandemie.

“Kosova nuk ka mendim ekonomik shumë të zhvilluar, por ekonomistë të zot kemi. Mblidhni krejt në një vend dhe mendoni dhe pastaj veproni. Krejt universitetet, krejt debatet dhe krejt politika tash duhet të fokusohet në këtë”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreshnik Ahmeti, shef i kabinetit të Ministrit në detyrë të…