Ahmeti, Qeverisë: Tash që blloqet u kthyen në funksion, a rritet çmimi i rrymës?

23 janar 2022 | 18:14

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është mjaft aktiv edhe pas largimit nga drejtimi i komunës.

Ndër të tjerash Ahmeti nuk ka hezituar të deklarohet për problemet e fundit në vend.

Këtë herë ai shkroi se pasi që blloqet e energjisë-elektrike janë kthyer në sistem a do të ketë rritje të çmimit të rrymës.

Ky reagim i tij erdhi pasi së fundi deklarime të shumta pati për mundësinë që propozimi i ZRrE-së për rritjen e çmimit të rrymës të hyjë në funksion.

“Tepër mirë që blloqet janë kthy në funksion.Çmimi i rrymës a rritet tash?”, ka shkruar Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Shqipëri ka njoftuar…