Ahmeti: Roli i Francës, vendimtar në zhbllokimin e rrugëtimit tonë evropian

28 tetor 2022 | 21:30

“Roli i Francës mike dhe presidentit Macron ka qenë vendimtar në zhbllokimin e rrugëtimit tonë europian dhe fillimin e procesit të negociatave të integrimit”, kështu ka thënë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti pas takimit që pati me ambasadorit francez në Maqedoni, Cyrille Baumgartner.

Ai ka theksuar se ambasadorit francez i ka përcjell mirënjohjen e BDI-së për ndërmjetësimin konstruktiv të Francës dhe përcaktimin e tyre për të vazhduar realizimin e procesit të reformave dhe objektivave që burojnë nga procesi i negocimit.

“Bashkëbiseduam edhe mbi rëndësinë e unitetit tonë veprues të faktorit politik në vend drejt perspektivës europiane dhe miratimit sa më të shpejtë të ndryshimeve kushtetuese”, ka thënë Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhudistja Laura Fazliu e ka siguruar medaljen e artë në…