Ahmeti: Rruga Tetovë – Prizren, projekt jetik

16 gusht 2023 | 15:53

Edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka shkruar për takimin që ka pasur sot në zyrat e partisë së tij me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliun.

“Me kënaqësi mirëprita sot në takimin ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Republikës së Kosovës, z. Liburn Aliun me iniciativë të Kryeministrit të Republikës së Kosovës z. Albin Kurti”, ka shkruar Ahmeti në “Facebook”.

Ai ka treguar se me Aliun kanë bashkëbiseduar mbi rëndësinë e ruajtjes së komunikimit dhe ndërveprimit institucional në sfidat e përbashkëta të zhvillimit progresiv dhe hapërimit europian të vendeve tona.

“Gjithashtu mbi fazat e realizimit të projektit të rrugës Tetovë – Prizren dhe qasjen serioze të ekipeve tona ndërqeveritare për jetësimin e këtij projekti jetik që do të lehtësojë qarkullimin mes nesh, do të lidhë parqet tona nacionale dhe kështu do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të vendeve tona. Vazhdojmë bashkë të projektojmë ardhmërinë e përbashkët përparimtare!”, ka shkruar lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

Për këtë takim ka shkruar në “Faebook” edhe ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliun.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherit kryetar i degës së…