Ahmeti: ShBA-ja ka ndryshuar qëndrimin për dialogun Kosovë – Serbi
24 gusht 2018
| 19:02
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Shpend Ahmeti, duke komentuar deklaratën e këshilltarit për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton, ka thënë se qëndrimi i ShBA-së për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë ka ndryshuar.
“Deklarata e këshilltarit për Siguri Kombëtare e Presidentit të ShBA se ata nuk do të pengojnë shkëmbimin e territoreve në qoftë se pajtohen Serbia dhe Kosova është tashmë dëshmi se qëndrimi amerikan për dialogun dhe zgjidhjen Kosovë-Serbi ka ndryshuar. Nuk duhet të lejohet as edhe një takim i palëve pa u taku Kuvendi dhe pa diskutu platformë e ekip negociator. Por, Kuvendi i Kosovës ende në pushim!!!”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/



