Ahmeti sot paraqet masat pas hyrjes së Prishtinës në karantinë

12 prill 2020 | 08:08

Njëzet raste të reja me koronavirus janë konfirmuar dje në Prishtinë. Pas konfirmimit të këtyre rasteve, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që kryeqyteti i Kosovës të futet në karantinë.

“Nga 94 mostra të testuara sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK, për SARS-Cov-2, njëzet (20) prej tyre kanë rezultuar pozitive në Prishtinë”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë nëpërmjet një njoftimi.

“Pas konfirmimit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të 27 rasteve të reja pozitive sot në Kosovë me SARS-Cov-2, prej të cilave 20 në Prishtinë, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në konsultim me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, nxori vendimin për shpalljen e Prishtinës zonë karantinë”, thuhet në njoftim,.

Me këtë vendim ndalohen hyrjet dhe daljet në Komunën e Prishtinës.

Për të dhënë sqarime shtesë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, sot në orën 12:00 do të mbajë konferencë për media.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, ka njoftuar se…