Ahmeti takohet me Palmerin, diskuton për kontestin me Sofjen dhe dialogun Kosovë-Serbi

02 korrik 2021 | 13:34

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka takuar zëvendës-ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, me të cilin ka diskutuar rreth dy çështjeve më të rëndësishme të rajonit, mbylljen e kontestit së Shkupit me Sofjen dhe përmbylljen e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.

“Edhe me z. Matthew Palmer nga Departamenti Amerikan i Shtetit diskutuam rreth dy çështjeve më të rëndësishme të rajonit tonë, mbyllja e kontestit tonë me Sofjen dhe përmbyllja e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë. Guxim nevojitet për të adresuar çështje që po mbajnë peng paqen, stabilitetin, sigurinë dhe integrimin e rajonit”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës…