Ahmeti takohet me Zaevin, diskutojnë për 100-ditëshin e qeverisë

12 dhjetor 2020 | 11:51

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka treguar se sot në qeveri ka takuar kryeministrin Zoran Zaev, për të bërë një vlerësim të përbashkët për 100 ditëshin e qeverisë së re dhe për të diskutuar për hapat në vijim.

“Kujdesi për shëndetin publik dhe beteja me Covid-19, ndihma për ekonominë, përkrahja për ndërmarrjet dhe rrogat e punëtorëve, konferenca ndërqeveritare me Bashkimin Europian dhe kontesti rreth marrëveshjes së fqinjësisë së mirë ishin temat kryesore që u shtjelluan bashkë edhe me zbatimin e marrëveshjes së koalicionit dhe programit qeveritar”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë se në këtë takim, vlerësuan që përpjekjet qeveritare të koalicionit duhet të vijojnë dhe të mbetën në të njejtin drejtim i cili përkrahet edhe nga qytetarët dhe nga komuniteti ndërkombëtar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka theksuar se gjithë jetën…