Ahmeti uron Bulliqin për fitoren në Podujevë

29 nëntor 2020 | 22:54

Lëvizja Vetëvendosje i dha sot fund qeverisjes së Lidhjes Demokratike me komunën e Podujevës qysh prej pas luftës, duke shënuar fitore në zgjedhjet për kryetar të komunës.

E fitorja e kandidatit të kësaj partie Shpejtim Bulliqi në Podujevë është mirëpritur edhe nga ish-kolegu i tij partiak Shpend Ahmeti, kryetar i Prishtinës, i cili është pjesë e PSD-së.

“Urime Shpejtim Bulliqit dhe Lëvizjes Vetëvendosje për fitoren në zgjedhjet lokale në Podujevë. Edhe pse për mandat të shkurtuar porosia e qytetarëve në Podujevë ishte e qartë! Suksese në realizimin e programit”, shkruan Ahmeti në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka publikuar një fotografi…