Ahmeti uron Ramën: Na ke përkrah, në mbështetje të Shqipërisë

18 shtator 2025 | 14:57

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka uruar Edi Ramën për rizgjedhjen e tij si kryeministër i Shqipërisë.

Ai ka thënë se Ramën e uron si vëllai vëllain për rizgjedhjen në krye të qeverisë shqiptare me uratat më të sinqerta për suksese në zbatimin e programit qeverisës.

“Të uroj si vëllai vëllain për rizgjedhjen në krye të qeverisë shqiptare me uratat më të sinqerta për suksese në zbatimin e programit qeverisës. Ne na ke përkrah, në mbështetje të Shqipërisë evropiane dhe të ecjes pa asnjë ndalesë, me hapa të sigurt dhe të shpejtë, drejt integrimit të plotë evropian. Sot, nuk ka akt më patriotik kombëtar se sa Shqipëria evropiane dhe ky rrugëtim duhet të mbështetet nga të gjithë. Më 19 korrik të vitit 2022, Shkupi dhe Tirana i filluan bashkë negociatat në Bruksel, ndërsa sot , Shqipëria ka hapur gati se të gjitha kapitujt negociues, ndërsa Maqedonia e Veriut e ka humbur rrugën drejt kryeqendrës evropiane. Ngecja e Maqedonisë së veriut në rrugëtimin evropian dhe rritja e ndikimeve serbo-ruse në vend paraqet shqetësim të madh për ne, bashkë edhe me cënimin e rëndë të barazisë etnike nëpërmjet të rrënimit të Marreveshjes paqësore të Ohrit nga viti 2001. Përkushtimi yt dhe i Shqipërisë për integrim europian është shembullor dhe uroj të na shërbejë si nxitje që t’i bashkangjitemi edhe ne Shqipërisë në këtë rrugëtim”, ka shkruar Ahmeti në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka reaguar ashpër…