Ahmeti: VLEN-i po përkrahet në zgjedhje nga Mickoski (VIDEO)

04 tetor 2025 | 23:18

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka thënë se VLEN-i është pa legjitimitet në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

Sipas Ahmetit, duke qenë pa legjitimitet, VLEN-i nuk mund ta hapë gojën për të kërkuar të drejtat dhe avancimin e mëtejmë të Marrëveshjes së Ohrit, teksa tha se kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, po e mbështet VLEN-in në zgjedhjet lokale.

“Hristjan Mickoski ka mbajtur konferencë shtypi se kandidati për komunën e Strugës është kandidat i VLEN-it dhe VMRO-s Më shumë është kandidat i VMRO-s sepse është deklarata e Hristjanit ku thotë see kam mik të moçëm, kemi bashkëpunuar shumë herë në fushën e biznesit me kandidatin për kryetar të Strugës dhe partia e ime, VMRO-DPMNE do të votojë për këtë kandidat që është shqiptar”, tha Ahmeti në një intervistë ekskluzive në “Jehona politike” në Klan Kosova.

Tutje, ai u shpreh se shqiptarët e Strugës i kanë dy rrugë, të votojnë për ata që i dalin zot Marrëveshjes së Ohrit, krenarisë dhe legjitimitetit shqiptar apo të votojnë për kandidatin e VMRO-s që rrënon dhe denigron historinë dhe krenarinë shqiptare.

“Tash shqiptarët e Strugës duhet të vendosin se a do të votojnë për kandidatin e VMRO-s apo për Kandidatin e Aleancës Kombëtare për Integrim. Shqiptarët e Strugës kanë dy zgjidhje, o do të votojnë për dalëzotësit e Marrëveshjes së Ohrit, për dalë-zotësit e krenarisë dhe legjitimitetit shqiptar, o do të votojnë për kandidatin e VMRO-s që rrënon dhe denigron si historinë edhe krenarinë e shqiptarëve.  Nuk ka rrugë të tretë në Strugë”, tha Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të xhiros së tetë të AlbiMall Superligës së…