Ahmeti: Zgjedhjet mbeten i vetmi opsion, por pjesëmarrja do të jetë e ulët

11 qershor 2025 | 19:47

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është shprehur se s’po sheh gatishmëri as nga opozita për ta bërë qeverinë vet e as ndonjë koalicion në mes VV-së me partitë e tjera.

Sipas Ahmetit, do të ishte shumë e ndershme nga deputetët dhe partitë politike të thonë se nuk kanë gatishmëri ta bëjnë qeverinë dhe duhet shkuar në zgjedhje.

“Nuk kam parë gatishmëri të opozitës për ta bërë qeverinë vet, nuk kam parë gatishmëri ta bëjnë qeverinë gjithëpërfshirëse, s’kam parë gatishmëri për qeveri VV-LDK. Atëherë do të ishte shumë e ndershme nga deputetët dhe partitë politike të thonë se nuk kanë gatishmëri asnjërin ta bëjnë qeverinë dhe duhet shkuar në zgjedhje”.

“Nuk ka qeveri të opozitës, nuk ka qeveri gjithëpërfshirëse, nuk ka qeveri të Vetëvendosjes as me PDK-në, as LDK-në e as me AAK-Nismën, e që s’e shoh opsion, atëherë logjikisht zgjedhjet janë i vetmi opsion”, tha Ahmeti në “DPT te Fidani”.

Tutje, Ahmeti tha se është legjitime që Vetëvendosja të thotë se zgjedhjet janë i vetmi opsion dhe se e kanë mendimin që ato të mbahen më 12 tetor, ditën e zgjedhjeve lokale.

“Në zgjedhjet e radhës besoj se pjesëmarrja do të jetë shumë më e vogël, ose do të ketë ndonjë subjekt të ri politik, shpresoj të ketë”, tha Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda…