‘Ai ishte aty kur kombi kishte nevojë për unitet’, Ali Ahmeti kujton Arbën Xhaferin, zbulon edhe bisedat që bënte më të

15 gusht 2025 | 12:08

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka përkujtuar në 13-vjetorin e vdekjen Arbën Xhaferin, politikanin shqiptar nga Maqedonia e Veriut, për të cilin ka thënë se “ishte aty kur  kombi kishte nevojë”

“Edhe pse kanë kaluar 13 vjet nga ndarja e tij nga jeta, mungesa e Arbën Xhaferit ndjehet njësoj. Gjatë luftës së vitit 2001, kur kombi kishte nevojë për unitet, ai ishte aty për të bashkërenduar veprimet tona”, ka shkruar Ahmeti në “Facebook”.

Ahmeti ka thënë se edhe pas luftës, takimet dhe bashkëpunimi mes tyre nuk u ndalën, ndërsa ndau edhe një pjesë të bisedave mes tyre.

“Shpesh më thoshte: ‘Më konsidero si vëlla të madh’. Dhe, ashtu ishte, një vëlla i madh, një mik i urtë dhe një mendje e kthjellët që e donte kombin mbi gjithçka. I përjetshëm kujtimi për Arbën Xhaferin!”, ka shkruar Ahmeti.

Arbën Xhaferi ka lindur në Tetovë më 24 janar 1948 dhe ka vdekur më 15 gusht 2012.

Xhaferi ishte kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSh) dhe ishte një avokat i të drejtave për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy femra janë arrestuar në Rahovec në dyshimin se e…