Aida Dërguti e lartëson kandidatin e PDK-së për deputet, Pleurat Sejdiun

03 janar 2025 | 20:28

Ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti në një intervistë për media ka komentuar listat zgjedhore të partive politike. Dërguti ka komentuar edhe listën zgjedhore të PDK-së ku ka thënë se në atë listë sheh njerz që janë kompetent në fushat e tyre. “Në listën e PDK-së shoh shumë emra edhe të njerëzve që janë kompetent edhe në fushat e tyre mbase edhe njoh personalisht disa prej tyre, të cilët janë të jashtëzakonshëm deri më tani siç shihet edhe në intervista, në debate e që ish dasht disa prej tyre me i veçu…”, ka deklaruar Dërguti.

“Kemi një emër që ndoshta për gjeneratat e reja mund edhe mos ta njohin, kemi numrin 53 Pleurat Sejdiu i cili është një veprimtar shumë i hershëm i çështjes kombëtare, ka pas një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm gjatë luftës çlirimtare dhe tani si kryetar i Odës së Mjekëve mendoj që ka bërë një punë të jashtëzakonshme pra prej kohës kur ai është kryetar ka arritë një buxhet për Odën deri në 600000€ që është punë e tij, poashtu tu ofroj shumë trajnime edhe mjekëve të cilët ndjekin trajnime në hap me kohën dhe trajnime jashtë vendit dhe mendoj që e ka shumë të qartë idenë në shëndetësi dhe besoj që edhe në programin qeverisës të z. Bedri Hamza ka kontribuar me ide sa i përket çështjes së shëndetësisë.”, ka thënë ndër tjera në ish-deputetja e Vetëvendosjes, Aida Dërguti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raportohet se ka ndodhur një gjuajtje me armë ën Prishtinë.…