Aida Jashari Alimi, bija e patriotit dhe humanistit nga Vinarci, i jep mbështetje Arian Tahirit në balotazh për Mitrovicën

18 tetor 2025 | 22:21

Aida Jashari Alimi, kandidate për Asamblenë Komunale nga radhët e PDK-së në Fushë Kosovë, ka deklaruar mbështetjen e saj për kandidatin për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, në balotazhin që pritet të mbahet me 9 Nëntor

Jashari Alimi, e cila vjen nga fshati Vinarc i Poshtëm dhe jeton në Fushë Kosovë, është renditur e dyta në nivel të përgjithshëm dhe e para në mesin e grave në zgjedhjet për Asamble Komunale.

E bija e mësuesit, patriotit dhe humanistit të njohur Hashim Jashari – një emër i respektuar në gjithë Mitrovicën – Aida Jashari Alimi njihet për angazhimin e saj të vazhdueshëm në jetën publike dhe për ndikimin e saj pozitiv tek qytetarët.

Përmes kësaj mbështetjeje, ajo ka nisur të mobilizojë edhe banorët e Vinarcit dhe përkrahës të tjerë në Mitrovicë, me qëllim të fuqizimit të fushatës së Arian Tahirit në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Islam Ukimeri, kandidat për Kuvendin Komunal nga radhët e Partisë…