Aida, vajza që serbët e dogjën në bibliotekë me 3 milionë libra

27 gusht 2020 | 08:19

Forcat e armatosura serbe nuk kanë kursyer asgjë gjatë gjenocidit të tyre në Bosnje. Ata dogjën edhe një vajzë të pasionuar pas librave bashkë me bibliotekën me 3 milionë libra brenda, duke e bërë shkrumb e hi.

Aida Buturović, ishte studente e Letërsisë në Universitetin e Sarajevës, punonte në Bibliotekën Kombëtare të këtij qyteti , “Vijećnica”. Ishte nga studentet më të dalluara nga e cila pritej shumë por, fatkeqësisht, në gusht të vitit 1992 serbët e dogjën atë po në vendin e preferuar të saj, në bibliotekë, atë duke u munduar t’i shpëtonte librat të mos digjeshin nga zjarri.

Nën urdhrin e Radovan Karaxhiqit dhe gjeneralit Ratko Mlladiq biblioteka “Vijećnica” dhe Aida u bënë hi, apo siç e përshkruajnë boshnjakët atë ditë: Në qiell fluturonin zogj të zinj, shkruan “Metro”.

Kur bombat filluan të shkatërronin bibliotekën, Aida nuk mendoi për asnjë çast që të largohej, por vrapoi për t’i shpëtuar librat, për ta shpëtuar historinë e Bosnjës. Ndërkohë që të gjithë po largoheshin, dhe zjarret po bëheshin gjithnjë e më të fuqishëm, Aida arriti të merrte disa prej tyre, pastaj akoma disa të tjerë, duke u munduar që të shpëtonte sa më shumë që të ishte e mundur. Por, nuk ia doli, dhe shpërthimi përfundimtar që i mori jetën Aidës dhe shkatërroi tre milionë libra. Ishte nata mes 25 dhe 26 gushtit 1992. Biblioteka Kombëtare në Sarajevë u dogj 3 ditë me radhë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kërkesa për një këngë dhe kundërshtimi i dëshirës e ka…