AIP bëhet anëtare e Komitetit drejtues të Rrjetit Evropian për Transparencë

27 qershor 2025 | 15:19

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) është zgjedhur anëtare e Komitetit Drejtues të Rrjetit Evropian për Transparencë dhe Qasje në Informata (ENTRI), gjatë Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve për të Drejtën e Informimit (ICIC), e mbajtur më 24 qershor 2025 në Berlin.

Sipas njoftimit, Rrjeti ENTRI u krijua pas një takimi fillestar njoftues me pjesëmarrjen e të gjitha shteteve evropiane, ku AIP, përmes Komisioneres Krenare Sogojeva-Dermaku, shprehu interesimin për t’u bërë pjesë aktive e këtij Rrjeti duke kandiduar për Komitetin Drejtues.

Në sesionin e dytë të Konferencës, shtetet anëtare të ICIC, me votim unanim, përzgjodhën Kosovën, Portugalinë, Spanjën, Francën dhe Skocinë si anëtare të Komitetit Drejtues, ndërsa Gjermania u zgjodh Kryesuese e këtij Rrjeti.

“Ky zhvillim shënon një arritje të rëndësishme në avancimin e pozitës ndërkombëtare të Republikës së Kosovës në fushën e transparencës dhe të drejtës për qasje në dokumente publike”, thuhet në njoftimin për medie, duke shtuar se Rrjeti Evropian për Transparencë dhe Qasje në Informata (ENTRI) është themeluar si platformë bashkëpunimi ndërmjet institucioneve evropiane që mbrojnë dhe promovojnë të drejtën e qasjes në informata publike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë të…