AIP bën thirrje për mbrojtjen e të dhënave personale gjatë zgjedhjeve lokale

12 tetor 2025 | 09:07

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) i bën thirrje partive dhe subjekteve politike që të respektojnë privatësinë dhe të dhënat personale të qytetarëve gjatë Zgjedhjeve Lokale sot.

AIP, përmes një postimi në Facebook, kërkon që të dhënat të përpunohen vetëm me bazë ligjore, të mos përdoren për marketing politik pa pëlqim, dhe të shmanget ekspozimi apo profilizimi i të dhënave personale.

Agjencia thotë se ofron bashkëpunim dhe thekson rëndësinë e transparencës dhe respektimit të të drejtave të qytetarëve për të garantuar integritetin e procesit zgjedhor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një fotografi nga veriu ka ngjallur dyshime se atje serbët…