Ajazi, Lladrovcit: Dil matu në Drenas

30 korrik 2025 | 08:09

Anëtari i PDK-së, Driton Ajazi, i ka bërë thirrje publikisht Ramiz Lladrovcit që të garojë për kryetar të Drenasit, pavarësisht se nuk u përzgjodh kandidat nga partia.

“Unë qysh tani i bëj ftesë zotit Lladrovci: hajde, dil edhe matu. Ta shohim forcën dhe fuqinë politike që e proklamon si kampion”,  tha Ajazi  mbrëmjen e së martës në Klan Kosova.

Ai shtoi se nëse Lladrovci mendon se ka bërë punë të mira, atëherë nuk ka rëndësi nëse kandidon si i pavarur apo me siglën e PDK-së.

“Nëse garon, jam i bindur që do të pësojë debakël që në raundin e parë,  me jo më pak se 60% të votave”, theksoi ai.

Kujtojmë se Kryesia e PDK-së më 27 korrik vendosi që kandidat për Drenasin të jetë Petrit Hajdari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Opinionisti Azdren Shala në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka…