Ajeti, afër huazimit në Celtic

13 gusht 2020 | 13:13

Albian Ajeti pritet që ta kompletojë përfundimisht transferimin te Celticu për 5 milionë funte dhe jo në formë huazimi.

“Record Sport” mëson se 23-vjeçari shumë shpejt pritet t’i bashkohet ekipit në qendrën stërvitore në “Lennoxtown”.

Neil Lennon dhe shefi ekzekutiv Peter Lawwell e kanë kaluar të martën duke u munduar ta bindin sulmuesin shqiptar t’i bashkohet klubit dhe një gjë e tillë thuhet se ka përfunduar. Ajeti që luan edhe me Zvicrën, nga Baseli kaloi te West Hami. Në 15 ndeshje të edicionit të kaluar ka shënuar dy gola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Driton Muharremin dhe Vilard Bytyqin…