
Ajeti mund të përfundojë në Celtic
23 korrik 2020
| 11:28
Celtic Glasgow duket se ia ka vënë syrin Albian Ajetit të West Ham Unitedit, sipas raportimeve nga “Sky Sports”.
Neil Lennon ka qenë shumë i përfshirë në bisedime me klubin nga Premierë Liga, teksa klubi i tij po synon që të bëjë një ofertë formale këtë verë. Gjelbër e Bardhët janë të hapur që ta transferojnë Ajetin, qoftë në mënyrë permanente apo në formë huazimi, teksa vlera e tij në treg vlerësohet se është tetë milionë funte.