Ajeti pas Tiranës kërkohet edhe nga Shkëndija

13 janar 2020 | 14:15

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Arlind Ajeti, është në shënjestrën e disa klubeve shqiptare.

Përveç Tiranës që ka shprehur hapur interesim për qendërmbrojtësin kuqezi, në garë është futur edhe kampionia e Maqedonisë së Veriut, Shkëndija e Tetovës.

26-vjeçari ka mbetur pa skuadër që prej korrikut të vitit të kaluar kur ndërpreu bashkëpunimin me Grashoperin. Por, futbollisti po kërkon që të luajë gjithmonë në Evropë dhe aktivizimi me ndonjë klub shqiptar do të jetë alternativa e tij e fundit. Ajeti ishte njëri prej futbollistëve më të spikatur të skuadrës sonë kombëtare gjatë eliminatoreve historike dhe kampionatit evropian 2016, ku në fitoren historike ndaj Rumanisë u shpall edhe “Njeriu i ndeshjes”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i shoqëruar edhe nga nënkryetarët…