Ajri edhe drita dhe koha e hapësira

26 maj 2025 | 10:33

CHARLES BUKOWSKI

“- e di, gjithnjë kam pasur telashe

a gruaja, a puna, diç

gjithmonë më pengonte

por tash

e kam shitur shtëpinë, e kam gjetur këtë vend,

studio të madhe,

do të duhej ta shohësh hapësirën dhe dritën.

Për herë të parë në jetë do të kem vend dhe kohë për

të krijuar”.

 

Jo zemër, nëse vërtet do të krijosh

ti do të krijosh pavarësisht se a punon

16 orë në ditë në minierë

apo

do të krijosh në dhomë të vockël me tre fëmijë

derisa jeton me ndihmë sociale

do të krijosh me një pjesë të trurit

apo të trupit të dëmtuar,

do të krijosh i verbër,

sakat,

i çmendur,

do të krijosh edhe kur macja të zvarritet nëpër shpinë

derisa i tërë qyteti dridhet nga tërmeti,

bombardimet,

vërshimet dhe zjarri.

Zemër, ajri edhe drita dhe koha e hapësira

s’kanë kurrgjë të bëjnë me këtë

dhe mos krijo asgjë

përveç, mbase, një jete më të gjatë

që të gjesh arsyetime të reja.

 

Përktheu nga anglishtja: Fadil Bajraj

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
RIGJETJA E VETES   Ngado që shkojmë gjejmë diçka nga…