Ajri i ndotur rikthehet në Prishtinë, kjo është renditja

22 nëntor 2019 | 00:06

Ajri në kryeqytet është rikthyer të jetë vdekjeprurës, siç po ndodhë rëndom në Kosovë gjatë dhe para stinës së dimrit. Momentalisht, Prishtina renditet në top dhjetëshen e qyteteve me ajrin më të ndotur në botë.

Pakistani, India, Bangladeshi, Vietnami, Kina, Mongolia e Nepali janë shtetet e vetme ku ajri është më i ndotur sesa në Kosovë. Sipas matjeve momentale, norma e cilësisë së ajrit në Prishtinë është 162, që konsiderohet i pashëndetshëm.

Për ajrin e pashëndetshëm në kryeqytet kanë alarmuar edhe katër monitorët e vendosur për publikimin e të dhënave të cilësisë së ajrit në Prishtinë. Cilësia e tmerrshme e ajrit gjatë dimrit ishte përcjell edhe me protesta të banorëve të Prishtinës.

Ndonëse sipas Komunës së Prishtinës ende nuk dihen shkaktarët e vërtetë të ndotjes së ajrit, shumë banorë mendojnë se qymyri që përdoret me shumicë gjatë dimrit, është shkaktari kryesor i ndotjes. Sipas një raporti të vitit të kaluar të publikuar nga Agjencia Evropiane e Mjedisit, Kosova kryeson në Evropë për vdekjet nga ndotja e ajrit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një mjegull e dendur që ka përfshirë sot rajonin e…