Akademi për dëshmorët e bashkimit kombëtar

14 prill 2023 | 14:22

Shkruan: Astrit Gashi

Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve ishte e vogël për të zënë të gjithë të pranishmit në akademinë përkujtimore në 20-vjetorin e rënies heroike të dëshmorëve të kombit Islam Berisha dhe Hamëz Behrami, të cilët ishin mbledhur për të nderuar veprën, jetën dhe gjakun e tyre të derdhur për liri dhe bashkimin kombëtar për të cilën dhanë jetën dëshmorët e kombit.

Fjalën e rastit në këtë akademi e mbajti Basri Beka – “Feniksi”, i cili kujtoj momente dhe jepi porosi që mos të harrojmë të kaluarën tonë të lavdishme. “Të nderuar te pranishëm Lami dhe Hamza vepruan dhe punuan për një projekt të madh ku edhe e jepen atë qe është me sublimja jetën , në funksion të realizimit të tij. Ai projekt ishte aspirata dhe ëndrra e kamotshme e kombit Shqiptar ajo ëndërr ishte dhe do të jetë bashkimi kombëtar me Armatë Kombëtare Shqiptare e gatshme që të mbroj kombin kurdo që rrezikohet.  Të nderuar të pranishëm sot ne kemi gjeneratën që po e trashëgon lirinë në Kosovë dhe kësaj gjenerate duhet t’ia mbajmë ndezur ambicien e bashkimit kombëtar. Sot ne e kemi idenë, dhe projektin që na lanë dëshmoret për bashkim kombëtar. Sot i kemi dëshmorët e bashkimit kombëtar, komandant Lamin e major Hamzës Behrami. Sot po të ishte në veprim projekti i bashkimit kombëtar do të kishte zhvillim e jo mashtrim. Sot po të ishte në veprim projekti i bashkimit kombëtar, sot nuk do të kishte eksod të rinjve por rikthim e zhvillim. Sot po te ishte në veprim projekti i bashkimit kombëtar , populli ynë nuk do të kishte rruge për lindje por vetëm rruge për perëndim”.

No description available.

Bastri Beka në fund të fjalimit të tij në këtë akademi thotë së “Komandant Lami dhe major Hamëz Behrami ishin fjalë pak e punë shumë deri në flijim, për liri dhe bashkim. Ja vdekje, ja liri deri në përjetësi. I tillë ishte komandant Lami dhe Hamëza si gjithë dëshmorët e lirisë. Komandant Lami e major Hamëz Behrami patën fatin të dhënë jetën si pjesëtar të Armatës Kombëtare Shqiptare si element i bashkimit kombëtar, sepse bashkimi kombëtar duhet të jetë synimi dhe qëllimi ynë si komb, në duhet ta kemi këtë synim dhe qellim në të kundërtën nëse ne e shuajmë këtë ambicie atëherë do të na përsëritet historia”, thotë Bastri Beka “Feniksi”.

Të pranishmit i përshëndeti edhe Xhavit Jashari – kryetari i Shoqatës së Familjarëve së Dëshmorëve dhe në fund u ndaë mirënjohje nga organizatorët për familjet e dy dëshmorëve.

No description available.

Cilët ishin komandantët Islam Berisha dhe major Hamëz Behrami

Islam Berisha, u lind më 10 tetor 1963. Nga një familje patriotike, i edukuar mirë në frymë kombëtare nga babi i tij, Musli Berisha, një ndër mësuesit e parë në Prishtinë. Kjo edukatë në frymë patriotike u bë edhe fati i tij.
Komandant Lami shkollën fillore e kreu në Prishtinë, ndërsa të mesmen në Lipjan drejtimi (inxhinieri mekanike). Shkollimin e lartë e vazhdoi në Ferizaj po ashtu për inxhinieri mekanike.
I brumosur me idealet e lirisë Komandant Lami mori pjesë në demonstratat e vitit 1981, dhe ishte një ndër organizatorët e këtyre ngjarjeve që më vonë u arrestua dhe u burgos nga okupatori Serb.
Islami gjithnjë ishte ndër organizatorë e lëvizjes së shqiptarëve. Me kohë u inkuadrua në UÇK si pjese e lëvizjes se hershme ilegale e me pastaj si pjese e njësisë “Feniks”, duke kryer detyra në logjistikë siç ishte projekti i “Radio Kosova e Lirë” e cila u bë shtyllë e fort e forcimit të luftës për liri.

No description available.
Dhe më pastaj për shkak te trimërisë dhe shkathtësisë, mori detyra luftarake në Operacione e aksione të shumta të UÇK-së, nga aksionet gureile, ne organizime e operacione speciale luftarakë.
Komandant Lami në kuadër të operacioneve speciale të UÇK-së, në fillim Prill 1999, kaloi në Shqipëri për organizim të mëtejshëm të logjistikes dhe për të mundësuar depërtimin njësive të UÇK-së në Kosovë.
Si mjeshtër i manovrës taktike por edhe i zbulimit, kalkulues i çuditshëm i pritave dhe i terrenit, parashikues i veprimeve të armikut Islam Berisha u be pjese e operacionit SHIGJETA me detyra luftarake të një rëndësie të veçantë.
Pas përfundimit të luftës së UÇK-së, Komandant Lami ishte i pakënaqur me gjendjen e trojeve tjera shqiptare të pashliruara. Aktivitetin e vet e vazhdoi edhe në viset e tjera të trojeve shqiptare ku ishte. U inkuadrua në UÇPMB e më pas edhe në Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare duke marrë pjesë në operacionet luftarake te njësive të tyre.
Mirëpo, edhe pse mori pjesë në tri luftërat e fundit të popullit të tij, Islam Berisha u bind plotësisht se shqiptarëve u duhet më shumë përpjekje për të realizuar aspiratat e tyre.
Dhe duke e parë se zelli dhe përpjekjet për bashkim kombëtar po tentohen të shuhen, Islami kaloi në veprim. Komandant Lami idenë e tij që kishte për bashkimit kombëtar e vazhdoi me rrugëtimin duke u bërë një ndër themeluesit e AKSh-së por edhe nja nga dëshmorët e parë të saj, ku në një aksion strategjik komandant Lami bashkë me Hamzën ranë dëshmorë tek ura e Lozisës në Zveçan të Mitrovicës për të mos vdekur kurrë.

No description available.

Dëshmori Hamez Behrami

Ka lindur më 15 shtator 1971, nga një familje me traditë patriotike. Babai i Hamzës ishte Shefit Behrami, një punëtor, patriot dhe një njeri i ndershëm. Ai e edukoi birin e vet Hamzën me idealet e lirisë, me tregimet e të bëmat e heronjve të shalës, që nga Isa Boletini e Ahmet Selaci, kështu që Hamza u brumos me idealet e lirisë, dhe pasi që kreu shkollën e mesme në Mitrovicë në vitin 1989 shkoi në Kroaci për të punuar dhe për t’i ndihmuar familjes që të mbijetojë ekonomikisht në kohen kur Serbia e kishte pushtuar Kosovën plotësisht dhe populli shqiptar mezi mbijetonin ekonomikisht.
Hamzën e zë lufta e Kroacisë dhe u bë luftëtar i spikatur duke luftuar bashkë me luftëtarë të tjerë shqiptarë që ju bashkëngjiten luftës në Kroaci kundër Serbisë ku nga lufta në Kroaci përfitojë në të mësuarit e artit ushtarak duke u bërë një ushtarak profesionist, e në veçanti u bë specialist i xhenios.
Menjëherë si dolën njësit e para të UÇK-së në Shalë, iu bashkëngjit organizimit dhe u bë luftëtar i spikatur në brigadën 141 Meh Uka të zonës operative të Shalës.

Hamza ishte i gatshëm për çdo aksion që kërkohej dhe u bë pjesë e Njësitit Special të Brigadës 141 Mehe Uka që nga fillimi dhe formimi i saj.
Hamza ishte me grupin e parë të këtij njësiti. Pastaj ishte edhe pjesëmarrës me grupin e vullnetarëve kudo ku UÇK-ja kishte beteja e aksione kundër ushtrisë e polices serbe.
Hamza disa here i shkoi në ndihmë Brigadës 142, Hamza ishte gjithnjë në vijën e parë të frontit në Ortakoll.
Ishte në vijën e parë të frontit kudo që luftonte, Hamza në këto beteja u plagos disa herë por plagët nuk e ndalnin por e forconin në rrugëtimin e tij për liri dhe çlirim nga robëria.
Pas lufte u bë pjesë dhe oficer i nderuar i TMK-së që nga fillimi. Hamza ishte një nga pjesëtarët e saj në pozita të respektuara, dhe ai përdori respektin që kishin për të në vazhdimin e luftës për bashkim. Kështu që edhe Hamza po ashtu si Islami iu bashkëngjiten luftërave të UÇPBM-së në Luginë dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni dhe edhe pse ishte pjesëtar i Trupave Mbrojtëse të Kosovës ai depërtonte në ndihmë të luftëtarëve duke ua jep ekspertizën e tij për artin e luftës, dhe duke i ndihmuar luftëtarët e këtyre ushtrive të përballen me armikun.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rritja e Përfaqësues së Kosovës në hendboll (femrat) pritet të…