Akademia e Shkencave dhe UP-ja me memorandum mirëkuptimi

28 maj 2018 | 15:06

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (AShAK) dhe Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi.

Ky memorandum është nënshkruar nga udhëheqësit e të dy institucioneve të larta shkencore dhe arsimore, kryetari i ASHAK-ut Nexhat Daci dhe rektori i UP-së, Marjan Dema.

Memorandumi në fjalë ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit dhe të bashkëveprimit për ngritjen dhe promovimin e performancës në të gjitha fushat e interesit të përbashkët si dhe t’i përcaktojë fushat fundamentale të kërkimeve akademike, në të cilat palët janë të interesuara të punojnë së bashku në të ardhmen.

Udhëheqësit e të dy institucioneve janë zotuar të punojnë për zbatimin e pikave të këtij memorandumi të mirëkuptimit, i cili është dokumenti i parë i këtij lloji i nënshkruar nga përfaqësuesit e këtyre dy institucioneve të larta akademike.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi e ka fituar titullin në Ligën e Kampionëve,…