Akademia e Shkencave të Kosovës kërkon të anulohet Nobeli për Handken

10 tetor 2019 | 18:56

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës është e zhgënjyer thellësisht me ndarjen e sivjetshme të Çmimit Nobel për Letërsi për shkrimtarin austriak, Peter Handke.

Handke njihet si figurë kundërthënëse, për shkak të mbështetjes së tij për politikat e ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviq.

Për rrjedhojë, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës kërkon që të anulohet ky vendim i Akademisë suedeze, si “akt mirëkuptimi e solidariteti me të gjithë popujt e botës që luftojnë për liri dhe vlera demokratike”.

“Peter Handke nuk ishte në anën e drejtë të historisë së popujve të Ballkanit dhe as të Kosovës; nuk ishte në anën e ndritshme të ideve, por gjeti strehë në anën e errët të ngjarjeve tragjike të Ballkanit”, thuhet në reagimin e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Akademia suedeze e Shkencave shpërbleu me Çmimin Nobel për Letërsi autoren polake, Olga Tokarczuk, dhe autorin austriak, Peter Handke.

Çmimi për Tokarczukun i takon vitit 2018, ndërsa për Handken këtij viti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfundoi pjesa e parë e ndeshjes miqësore në mes Kosovës…