Akademia Olimpike e KOK-ut publikon listën e gjeneratës së dytë të programit “Trajner Sportiv”

03 shtator 2025 | 16:41

Akademia Olimpike që vepron në kuadër të KOK-ut ka publikuar listën prej 50 kandidatëve të pranuar për gjeneratën e dytë të programit të edukimit “Trajner Sportiv”.

Kandidatët, të cilët vijnë nga federatat sportive dhe klubet, kanë plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara.

Edicioni i dytë nis më 1 tetor, ndërsa semestri i parë përfundon më 15 janar 2026.

Programi “Trajner Sportiv”, i akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve – niveli i pestë, kryen funksione të ndryshme që kanë të bëjnë me trajnim dhe edukim në fushën e sportit. Gjithashtu, ofron edukimin dhe përgatitjen profesionale të trajnerëve në drejtimin e menaxhimit individual dhe grupor në një disiplinë sportive.

Detajet tjera të programit i gjeni në këtë link: https://noc-kosovo.org/programi-i-edukimit-trajner-sportiv/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zvicra e Kosova përballen të premten prej orës 20:45 në…