AKB: 65 milionë euro për pagën e 13, vendim ekonomikisht pa efekt për ekonominë vendore

13 prill 2026 | 11:44

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me shpenzimin e rreth 65 milionë eurove nga buxheti i shtetit për pagën e 13 për punëtorët e sektorit publik.

Sipas AKB-së, ky vendim, ndonëse mund të ketë pasur qëllim social, në aspektin ekonomik rezulton të jetë i paefektshëm dhe i pa targetuar si duhet.

Sipas vlerësimeve të AKB-së, rreth 40% e këtyre mjeteve kanë ikur gjatë festës dhe fundjavave jashtë Kosovës, kryesisht në Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi dhe Greqi, duke bërë që një pjesë e konsiderueshme e parasë publike të mos ndikojë në zhvillimin e ekonomisë vendore.

“AKB vlerëson se këto mjete do të kishin dhënë efekt shumë më të madh nëse do të orientoheshin drejt mbështetjes së sektorit privat,rritjes së prodhimit vendor, subvencionimit të investimeve,
apo përkrahjes së bizneseve që krijojnë vende të reja pune”, thuhet në reagimin e AKB-së.

Njëkohësisht, AKB thekson se trajtimi i pabarabartë ndërmjet sektorit publik dhe atij privat krijon disbalancë në treg dhe dëmton konkurrencën e drejtë.

“Në një kohë sfidash ekonomike dhe rritjeje të çmimeve, institucionet duhet të fokusohen në politika që mbajnë kapitalin brenda vendit dhe gjenerojnë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik”, thuhet në reagimin e AKB-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ditë më parë në Kuvendin e Serbisë është hapur ekspozita…