AKB: Bizneset po mbijetojnë nën barrë të rëndë financiare, deklaratat e Abdixhikut janë të pavërteta

07 prill 2026 | 13:50

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka hedhur poshtë deklaratat e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku se nga kriza e naftës po përfitojnë vetëm bizneset falë qeverisë.

Sipas AKB-së kjo nuk qëndron. “Marzha prej vetëm 2 cent në shumicë dhe 12 cent në pakicë nuk përbën ‘fitim të garantuar’, por një hapësirë minimale mbijetese në një treg me kosto në rritje të vazhdueshme. Sot bizneset përballen me dyfishim të kapitalit qarkullues për furnizim me derivate të naftës, rritje të kostove financiare, përfshirë interesa bankare shumë më të larta se në vendet e BE-së Shtim të bazës tatimore dhe TVSH-së, që rrit barrën direkte mbi biznesin me rritje të provizioneve bankare dhe të rrezikut tregtar për turbulence që po ndodhin në tregjet globale”, thuhet në reagimin e AKB-së.

AKB-ja thekson se bizneset nuk janë përfitues të krizës, por bartësit kryesorë të saj, duke mbajtur furnizimin e tregut dhe stabilitetin ekonomik në kushte jashtëzakonisht të vështira.

“Deklaratat e tilla janë të pabazuara dhe dëmtojnë klimën ekonomike dhe biznesin vendorë. Në vend të fajësimeve, kërkohen politika konkrete që mbështesin sektorin privat dhe mbrojnë qytetarëve dhe bizneset nga rritja e çmimeve dhe inflacionit që Kosova po importon”, është thënë në reagimin e AKB-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një alarm u dha sot në mesditë në lagjen Besiktas…