AKB-ja dhe kolegji “Biznesi” nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

12 janar 2021 | 15:01

Përfaqësues të Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB) dhe të Kolegjit “Biznesi”, kanë nënshkruar memorandum të bashkëpunimit me qëllim që të përkrahin dhe ta ngritin nivelin e bashkëpunimit reciprok, në funksion të zhvillimit të përgjithshëm edukativ, social dhe ekonomik.

Me këtë rast, kreu i AKB-së, Agim Shahini, ka deklaruar se ekonomia, biznesi dhe arsimi janë të lidhura ngushtë njëra me tjetrën dhe nuk ka ekonomi të zhvilluar pa një arsim dhe edukim cilësor.

“Kolegjet private në Kosovë duhen që të investojnë më shumë në ngritjen e cilësisë arsimore dhe edukative në mënyrë që ë kemi ndërmarrës të rinj të përgatitur për tregun e punës dhe konkurrencën e ashpër të tregjeve ndërkombëtare”, ka thënë Shahini.

Ndërsa, profesori Shyqeri Kabashi, dekan i kolegjit “Biznesi”, ka vlerësuar gatishmërinë e AKB-së për nënshkrimin e këtij memorandumi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoriteti kompetent në Zvicër ka miratuar sot vaksinën kundër virusit…