AKB forcon bashkëpunimin ekonomik me OEMVP, mbështetje për kandidaturën e Mendi Qyrës për kryetar të Strugës

03 korrik 2025 | 08:58

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, i shoqëruar nga përfaqësues të bizneseve zhvilloi një takim zyrtar me udhëheqësinë e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP) në Shkup.

Kryetari i OEMVP-së, Mendi Qyra, së bashku me bashkëpunëtorët e tij dhe anëtarët e Këshillit Drejtues, pritën delegacionin e AKB-së në një atmosferë miqësore dhe konstruktive.

Takimi u përqendrua në thellimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve tona, me theks të veçantë në përmirësimin e klimës së të bërit biznes, eliminimin e barrierave tregtare dhe krijimin e politikave të përbashkëta që adresojnë sfidat e përbashkëta si mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe nevoja për zhvillim të arsimit profesional.

Kryetari Shahini shprehu mirënjohjen për mikpritjen dhe bashkëpunimin korrekt ndërvite, duke e uruar Mendi Qyra për shpalljen e kandidaturës së tij për kryetar të Komunës së Strugës dhe duke e përkrahur në këtë hap të rëndësishëm publik.

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka theksuar se mbetet e përkushtuar në forcimin e partneritetit me OEMVP-në dhe me të gjitha institucionet dhe organizatat që kontribuojnë në rritjen e bashkëpunimit rajonal ekonomik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Demokracia për zhvillim sot mban konferencë për medie që synon…