AKB-ja bashkon prodhues, biznese, politikanë, akademikë, diplomatë, sindikata dhe medie në iftar

21 prill 2022 | 22:15

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka organizuar iftar për anëtar të AKB-së, biznese, sindikata, medie e politikanë.

Në emër të AKB-së, kryetari i saj Agim Shahini, ka falënderuar të pranishmit të cilët ishin prezent në këtë iftar të shtruar në restaurant “Saranda” në Prishtinë. I pranishëm ishte edhe ish-kryeministri, Avdullah Hoti dhe shumë personalitete të jetës politike, biznesmen e musafir tjerë.

Më këtë rast Kryetari z. Agim Shahini, i falënderoj të gjithë të pranishmit për pjesëmarrje, ku nder të tjera theksoj se: Ekonomia e vendit po kalon nëpër krizë të radhës.

Për të dal nga kjo situatë duhet të bashkojmë fuqinë, mendjen dhe kapitalin në një vizion të qarta për ta zhvilluar dhe mbështetur sidomos prodhuesit vendor, të cilët në Kosovë janë të paktë ndërsa politika shtetërore pothuajse i ka lënë në harresë.

Qeveria duhet të krijoj partneritet të qëndrushëm dhe konstant si partner të përhershëm, pavarësisht percaktimeve të tyre sektoriale apo politike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
PDK-ja dorëzon të premten (nesër) kallëzim penal ndaj anëtarëve të…