AKB-ja: Nga konkurrenca në monopol rreziku i shtetëzimit të terminaleve doganore

22 mars 2026 | 10:48

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka vlerësuar se vendimi i Qeverisë së Kosovës për shtetëzimin e plotë të terminaleve doganore nuk është vetëm një ndryshim teknik – është një drejtim i gabuar ekonomik.

“AKB si përfaqësues i komunitetit të biznesit, e vlerëson këtë vendim me shqetësim të thellë. Kosova nuk ka nevojë për më shumë kontroll shtetëror mbi ekonominë, por për më shumë liri ekonomike dhe konkurrencë. Heqja e sektorit privat nga terminalet doganore nënkupton eliminim të konkurrencës dhe krijim të një monopoli të vetëm – atij shtetëror. Dhe historia na ka mësuar se kur shteti bëhet operator, rritet rreziku për burokraci, vonesa, ndikime politike dhe mungesë efikasiteti”, thuhet në reagimin e AKB-së.

AKB-ja ka theksuar se bizneset nuk kanë frikë nga rregullat – por nga mungesa e konkurrencës dhe pasiguria. “Çdo vendim që e dobëson tregun e lirë dërgon sinjal negativ për investitorët dhe rrit kostot për sektorin privat. Në vend që të përmirësohen kushtet për biznes, po ndërmerren hapa që mund të rëndojnë më tej klimën ekonomike dhe të ngadalësojnë zhvillimin. AKB-ja besoj se konkurrenca duhet të ruhet dhe të forcohet shteti duhet të jetë rregullator, jo monopolist bizneset duhet të trajtohen si partner, jo si barrë. Nëse ky vendim nuk menaxhohet me profesionalizëm të lartë dhe transparencë të plotë, rrezikon të kthehet në një kosto të madhe për ekonominë e Kosovës. Kosova ka nevojë për politika që nxisin zhvillimin, jo për eksperimente që e kthejnë pas”, thuhet në reagimin e Aleancës Kosovare të Bizneseve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tregu i Kosovës është shumë i ekspozuar ndaj ndryshimeve të…