
AKB-ja paralajmëron të sjellë në Prishtinë mbi 10 mijë pjesëmarrës në ‘marshin për drejtësi’
‘Mbi 10 500 pjesmarrëse nga AKB-ja nesër në “Marshin për drejtësi”, ka paralajmëruar Agim Shahini në faqen zyrtare të AKB-së.
Kryetari i Aleanca Kosovare e Bizneseve, Agim Shahini ka bërë të ditur se mbi 10 500 pjesëmarrës të lidhur me AKB-në do të jenë pjesëmarrës në marshin për drejtësi në mbështetje të drejtuesve të UÇK-së që po mbahen padtejtësisht në Hagë.
Shahini ka ftuar të gjitha bizneset që punëtorët e tyre t’i bashkëngjiten marshit pë drejtësi.
“Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) do të merr pjesë të dielën me 02 prill nga ora 14h në marshin “Liria ka Emër” me mbi 10 500 pjesmarres, biznese, punëtor e familjarë nga tërë Kosova.
Ftojmë të gjitha bizneset e Kosovës në Marshin e qetë dhe dinjitozë për drejtësi.”, ka shkruar Shahini në faqen zyrtare të AKB-së.